Vdes studenti amerikan që për më shumë se 15 muaj u mbajt i burgosur në Korenë e Veriut dhe prej pak ditësh ishte kthyer në atdhe. Otto Warmbier, 22 vjeç, ishte dënuar me 15 vjet punë të detyruar pasi akuzohej nga regjimi i Phenianit për akuzën e vjedhjes së një posteri politik nga një hotel. Ai u rikthye në SHBA për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Prej një viti ai kishte qenë në koma, ndërsa familjarët deklaruan se ishte torturuar në mënyrë çnjerëzore.

 

Pas lajmit të vdekjes së studentit reagoi presidenti amerikan Donald Trump, i cili dënoi regjimin brutal në Korenë e Veriut.

 

“Shumë gjëra të këqija i ndodhën zotit Warmbier. Të paktën ai u kthye në shtëpi për të qëndruar me prindërit, ndonëse ishte në gjendje të rëndë dhe vdiq. Është nje regjim brutal dhe ne do te përballemi me te.”

 

22-vjeçari që ndodhej në Korenë e Veriut në një udhëtim turistik, kishte pësuar dëme në tru dhe u transportua nga Koreja e Veriut në 13 qershor në një spital në Cincinati. Ai nuk ishte në gjendje të fliste, dëgjonte dhe reagonte. Koreja e Veriut theksoi se që prej kohës kur u mbajt gjyqi ndaj tij marsin e shkuar, studenti vuante nga një sëmundje e rrallë që shkakton paralizë dhe pas marrjes së një ilaçi gjumi hyri në koma. Por sipas mjekëve amerikanë, ai kishte dëmtime të rënda në tru dhe shkaqet janë ende të panjohura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *