E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdes punonjësi i mirëmbajtjes së rrugëve në aksident

Një punëtor i mirëmbajtjes së rrugëve u aksidentua sot për vdekje në autostradën Durrës – Tiranë. Rreth orës 10.35, 60-vjeçari Artion Fjolla u përplas nga një mjet tip benz në afërsi të mbikalimit të Kasharit. Ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit, ndërkohë që dyshohet se shkak ka qene shpejtësia tej normave te lejuara. Vetëm për periudhën janar – tetor të këtij viti në autostradë kanë humbur jetën 24 këmbësor. Shkaku kryesor mbetet shpejtësia, mos respektimi i rregullave të qarkullimit, si dhe mungesa e mbikalimeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë