Shtohet edhe më shumë shqetësimi për përdorimin e cigareve elektronike.

Në SHBA një paciente I cili ishte shtruar në gjëndje të rëndë me probleme në mushkëri ka gjetur vdekjen.

Ai ishte përdorues I rregullt I cigares elektronike. Departamenti i shendetit publik në Ilinois e konfirmoi një gjë të tille po pa dhënë detaje për emrin dhe moshën e viktimës ndonëse fillimisht u tha se ai ishte 17 vjec.

Por ajo që shqetëson më shumë autoritetetet në SHBA ka të bëjë me faktin që po përhapet gjithnjë e më shumë një semundsje misterioze në mushkëri që lidhet me përdorimin e cigars elektronike.

153 persona janë shtruar në spital nga 16 shtete te ndryshme te SHBA.

Në disa raste problemet me sistemin e frymëmarrjes janë përkeqësuar ndjeshëm saqë pacientet po përdorin aparate për furnizim artificial me oksigjen.

Në një kohë që po bëhen hetime në lidhje me shkaqet e semundjes misterioze, ka dyshime se e gjitha ka të bëjë me materialin që ka cigarja elektronike që ndër vite ka hapur debate nëse ishte apo jo e dëmshme për organizmin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *