E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdes një tjetër pushues në plazhin e Durrësit

Një tjetër i moshuar ka gjetur vdekjen ne plazhin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 11:45, në lagjen nr.13,Durrës.

Sipas informacionit të parë shtetasi F.M., rreth 70 vjeç, banues në Bosnje, është futur në det dhe nuk është ndjerë mire. Ai është nxjerrë nga pushuesit dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Durrës, ku ka ndërruar jetë.

Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Gjatë muajit qershor janë regjistruar disa ngjarje të rëndë në plazhin e Durrësit me pasojë vdekjen e të moshuarve, kryesisht për shkak të arrestit kardiak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë