Subscribe

Një grua nga Tirana shtruar në spitalin Infektiv si pasojë e Covid-19 ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjte.

Ministria e Shëndetësise bëri të ditur se pacientja 72 vjeçare nga Tirana, me inicialet V.S., vuante nga disa sëmundje.

E moshuara ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në terapi intensive prej disa ditësh, ndërsa gjendja e saj është rënduar së tepërmi këtë të enjte, kur edhe është intubuar.

Pavarësisht trajtimit mjekësor dhe përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë.

Ministria shton se 72 vjeçarja vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruse: insuficenca renale kronike, hipertensioni dhe hipotiroidizëm.

Në këtë mënyrë bilanci i viktimave nga Covid 19 në vendin tonë ka shkuar në 23 ndërsa numri total I të prekurve 409.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *