E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vdes nga koronavirusi ish-futbollisti shqiptar nga Kosova

Ish-futbollisti i FC Ballkanit, në Kosovë Skënder Kuqi, ndërron jetë për shkak të koronavirusit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i futbollit FC Ballkani me anë të një statusi në Facebook.

Ish-futbollisti shqiptar nga Kosova, ishte infektuar me koronavirus më 24 korrik, më pas ishte shtruar për trajtim mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

KF Ballkani i ka shprehur ngushëllime familjes dhe e ka përkujtuar atë me respekt për kontributin e tij në zhvillimin e sportit në Therandë.

Reklamë

Më poshtë statusi i kubit

E nderuara familje Kuqi!

Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish futbollistit të FC Ballkani, z. Skender Kuqi.

Skender Kuqi, do të përkujtohet përherë me respekt nga qytetarët e Suharekës për kontributin e tij ndër vite në lëmin e sportit.

Në emër të klubit, ju lutem pranoni ngushëllimet për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë