E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vdes ish-ministri i jashtëm gjerman Westerwelle

Ndërron jete, Guido Westerwelle, Ish-ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe ish-kryetar i partisë liberale gjermane FDP. Westerwelle vuante nga kanceri dhe dy vjet më parë u diagnostikua me sëmundjen e leucemisë. Momenti më i rëndësishëm në karrierën politike të tij ishin zgjedhjet në vitin 2009, ku FDP mori 15 përqind të votave. Westerwelle ishte i pari homoseksual qe ka mbajtur poste të larta në Gjermani, duke shërbyer si zëvendës kancelar nga 2009 deri ne 2011. Ai e ka pranuar hapur që ishte homoseksual, ndërsa partneri i tij është një menaxher i suksesshëm sporti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë