E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 13 minuta më parë
Bota

Vdes ish-diktatori i Panamasë Manuel Noriega

Gjenerali Manuel Antonio Noriega, ish-lideri ushtarak i Panamase, ka vdekur ne moshën 83-vjeçare. Noriega i ishte nënshtruar kohet e fundit nje operacioni, pas nje hemorragjie ne tru. Ai ka qene nje aleat i ngushte i SHBA-ve përpara se te largohej nga pushteti me force nga trupat amerikane ne vitin 1989 dhe me pas u burgos ne SHBA me akuzat e trafikut te drogës dhe pastrimit te parave.

 

Pjesën tjetër te burgut e kreu ne Panama, i denuar per vrasje dhe korrupsion. Ish-lideri i Panamasë u la ne arrest shtëpie ne janar per t’u përgatitur per operacionin ne fillim te marsit per te hequr nje tumor ne tru.

 

Reklamë

Ai iu nënshtrua nje operacioni tjeter pas nje hemorragjie cerebrale, duke ndërruar jete ne orët e vona te se hënës ne spitalin e Panama City. Edhe pse nuk u zgjodh asnjëherë, Noriega u be lideri de fakto i Panamasë, duke qëndruar per gjashte vjet ne pushtet si guvernator ushtarak ne vitet 80.

 

Si nje nga mbështetësit me te mëdhenj te SHBA-ve, ai u shndërrua shpejt ne nje aleat te Uashingtonit ne përpjekjet per te luftuar ndikimin komunist ne Amerikën Qendrore. Por SHBA-te, te lodhura nga presioni i tij ne Panama, pa përmendur edhe trafikun e drogës, ndërhynë duke e rrezuar me force nga pushteti dhe duke e dënuar me burg.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë