E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Vdes aktori i njohur shqiptar

Kinematografia shqiptare ka humbur nje tjeter emer mjaft te njohur.

Aktori nga Kosova Adem Mikullovci, vdiq të martën në moshën 81-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga bashkëshortja e tij përmes një postimi në Facebook.

Mikullovci ka luajtur në qindra role në projekte të ndryshme filmike.

Reklamë

Përveç si aktor, ai mbahet mend edhe si delegat i Kuvendit të Kosovës në kohën e shpalljes së Deklaratës së 2 korrikut, 1990, me të cilën Kosova është definuar si republikë.

Në vitin 2017, Mikullovci është zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./ R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë