Kinematografia në Turqi është tronditur pasi ka ndërruar jetë aktori i njohur Tarik Unluoglu.

 

Aktori ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin.

 

Humbja e jetës nga ana e aktorit nuk është pritur mirë nga ana e bashkëshortes së tij, Gulenay Kalan, e cila nuk e ka mbajtur dot veten në momentin që ka qenë para arkivolit të tij.

 

Aktorja e njohur Kalan i kishte qëndruar pranë në momentet e fundit të jetës bashkëshortit të saj me shpresën se ai do ta fitonte luftën me kancerin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *