Subscribe

Vdekja brenda Komisariatit të 32-vjeçarit Lear Kurti, ka sjellë sërish në vëmendje rastet e humbjes tragjike të jetës së qytetarëve.

 

Më 8 dhjetor të vitit 2020, Klodian Rasha, vetëm 25-vjeç, u qëllua për vdekje pas shpine nga dora e efektivit të Komisariatit nr 3 Nevaldo Hajdaraj.

 

Rasha u vra nga efektivi vetëm pak metra larg banesës së tij. I riu nuk iu bind urdhrit të policit për të ndaluar, pasi kishte shkelur aktin normativ të izolimit në banesë, për shkak të pandemisë COVID-19.

 

Një vit pas kësaj ngjarje tragjike, një tjetër efektiv qëlloi me armë ndaj një qytetari, duke i marrë jetën. Arbër Sula, pas një konflikti për radhën brenda një marketi qëlloi me një plumb në zemër 29-vjeçarin Jurgen Duka.

 

Një tjetër ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik ishte vdekja e Ilvi Metës. Ky i fundit vari veten brenda ambienteve të Komisariatit të Kavajës.

 

Edhe pse hetimet u mbyllën si vetëvrasje, familjarët e viktimës ngritën gishtin e akuzës ndaj policisë, duke thënë se kishin dhunuar dhe vrarë të riun.

 

Ngjarja e radhës ndodhi në Kamëz. I ndaluari Arben Mici me një çakmak i vuri zjarrin dyshekut të dhomës së paraburgimit, ku për pasojë gjeti vdekjen. Në këtë ngjarje mbetën të plagosur një i ndaluar tjetër dhe një efektiv i policisë.

 

Ndërkohë, një i mitur u keqtrajtua në zonën e liqenit artificial vetëm pasi kishte shkelur rregullat e pandemisë. Rastet e dhunës së uniformave ndaj qytetarëve janë rritur vitet e fundit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *