E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vdekja tragjike e nënës dhe foshnjës/ Dëshmitarja: Prindërit po e kërkonin. E ëma erdhi më trokiti…

Një tjetër banore e zonës ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi këtë të premte Vlorën, ku një 34-vjeçare u hodh nga kati i pestë i një pallati së bashku me djalin e saj 1 vjeç.

 

Në dëshminë e saj, gruaja, banore e zonës, ka treguar komunikimin që ka patur ditën e djeshme me të ëmën e 34-vjeçares, e cila i rrëfeu se e bija vuante nga probleme të shëndetit mendor.

 

Reklamë

Ajo rrëfeu se viktima ishte e divorcuar prej rreth 7-muajsh, dhe jetonte në Tiranë.

 

“Jetonin në Tiranë të gjithë. Doli doktor Vironi në pension dhe ikën në tiranë. Ishte e martuar, kishte 7-8 muaj e ndarë. Kishte një djalë. I kishte thënë të ëmës dje që dua të vete në Vlorë. Erdhën këtu, takova dhe unë të ëmën dje dhe më tha kam Pamelën sëmurë. “Çfarë ka”, e pyeta unë. “Krizë nervore”, më tha.  Sot erdhi më trokiti dhe më pyeti nëse e kisha parë Pamelën me djalin.  Dje erdhi në Vlorë, kishte rreth 1 muaj që kishte probleme mendore. Ata po e kërkonin, ajo kishte dalë më përpara.”

Më shumë video

Reklamë