Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka deklaruar se nuk befasohet nga lajmi i vdekjes së kreut të Wagner, nga rrëzimi i avionit pranë Moskës. I pyetur nga gazetarët në Nevada, nëse ai mendon se Vladimir Putin ishte përgjegjës për këtë ngjarje, Biden thekson se nuk presidenti rus është në dijeni të thuajse gjithçkaje ndodh.

 

“Nuk ka shumë gjëra që ndodhin në Rusi që Putini nuk është pas”, deklaroi ai.

 

Më herët, Shtëpia e Bardhë në një reagim zyrtar deklaroi se askush nuk duhet të habitet. Zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha se zyrtarët po vëzhgonin raportet për rrëzimin e avionit, ku raportohet të ketë humbur jetën kreu i Wagner, Yevgeni Prigozhin.

 

Udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ishte në listën e pasagjerëve të një avioni që u rrëzua në rajonin Tver të Rusisë të mërkurën, sipas shërbimit për shtyp të Agjencisë Federale të Transportit Ajror. Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga media shtetërore ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *