E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Vdekja e parë nga koronavirusi në New York

Në New York është konfirmuar viktima e parë nga koronavirusi.

 

Kryebashkiaku Bill de Blasio tha se ajo është një grua 82-vjeçare dhe kishte probleme shëndetësore të mëparshme. Ai falenderoi stafin mjekësor, i cili bëri të pamundurën për të shpëtuar jetën e të moshuarës.

 

Reklamë

Ndër të tjera, ai deklaroi se kjo moshë është më e ekspozuar dhe më e rrezikuar nga COVID-19.

 

“Dua të falënderoj stafin e Qendrës Mjekësore Wyckoff për përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetën e kësaj gruaje dhe të gjithë profesionistët mjekësorë në vijat e frontit që mbrojnë të prekurit tanë.”

 

Mes të tjerash, ai kërkoi dhe iu bëri thirrje qytetarëve që të zbatojnë masat paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë