Të dhënat e AMP në lidhje me vdekjen e të riut Lear Kurti, i shoqëruar nga Policia në orët e vona të të mërkurës nuk përputhen me qëndrimet e personelit të Urgjencës së Spitalit të Traumës.
Në informacionin paraprak Agjensia e Mbikqyrjes Policore sqaron se 32-vjeçari pas shoqërimit në Komisariatin nr.3 shfaqi probleme shëndetësore dhe për këtë arsye u dërgua në Urgjencën e Traumës.
AMP shtoi se i riu shkoi me shenja jete edhe më pas gjeti vdekjen.
Por burime për Vizion Plus nga Spitali i Traumës hedhin poshtë versionin paraprak të AMP.
Sipas Personlit shëndetësor në Spitaliin e Traumës, Lear Kurti mbërriti pa shenja jete në spital.