E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Vdekja e Ismail Qemalit në Itali, stërnipi i tij rrëfen rrethanat misterioze

Këtë të enjtë u bënë plot 100 vjet nga ndarja nga jeta e babait të Pavarsisë Ismail Qemalit.

 

Për këtë arsye në Vlorë, qytetin ku babai i kombit shpalli pavarësinë u zhvilluan  një sërë aktivitetesh përkujtimore.

 

Reklamë

Homazhet u zhvilluan pranë varrit të tij ku morën pjesë të afërm, intelektualë dhe figura të njohura të politikës shqiptare.

 

 

Për herë të parë nipi i firmëtarit të pavarësisë Nedin Vlora u ndal tek rrethanat misterioze e vdekjes së Ismail Qemalit në Peruxha të Italisë.

 

 

Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit në universitetin e Vlorës u mbajt një konferencë shkencore në nder të tij.

 

 

Referuesit e pranishëm sollën në vëmendje rolin e madh të Ismail Qemalit në shpalljen e Pavarësisë sonë kombëtare dhe aktivitetin e Qeverisë së Vlorës për konsolidimin e shtetit të ri shqiptar.

 

 

Më shumë video

Reklamë