Subscribe

Vdekja e gazetarit Arton Turkaj nga Kosova në moshën 30-vjeçare ishte një lajm i trishtë për të gjithë kolegët në të gjitha trojet shqipfolëse.

Ndarja e tij nga jeta fillimisht krijoi habi tek ata që e njihnin, pasi Artoni shpesh i pëlqente t’i trajtonte disa gjëra me humor, dhe lajmi për vdekjen e tij u duk në mëngjes i pabesueshëm.

Dy kolegët dhe miqtë e tij Luan Hasanaj dhe Albert Mulaj në një lidhje me emisionin “Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, sollën disa kujtime me Artonin.

Hasanaj dhe Mulaj u shprehën se kush e ka njohur nga afër Artonin e di se sa i gatshëm ka qenë ai për të ndihmuar këdo që ka patur nevojë.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Ka shumë momente dhe nga publiku. Albert cilin do të kesh momentin më të bukur me Artonin?

Albert Mulaj: Për të folur për Artonin është shumë vështirë.

Brikena Prifti: Të duket e çuditshme kur ju nuk e keni menduar?

Albert Mulaj: Jemi pajtuar me atë se çfarë ka ndodhur. Artoni ka filluar në 2005 të merrej me gazetari. Në 2014 isha koleg me atë, ka qenë një shok shumë i mirë, shumë i hareshëm.

Brikena Prifti: E kemi parë shesh në komentet e tij, ishte gjithmonë me humor?

Luan Hasanaj: Ashtu ka qenë. Me shoqërinë ka ditur të jetë edhe serioz, të japë dhe këshilla edhe të ndihmonte. Ai ka qenë gjithmonë aty ku ka qenë shoqëria. Nëse të duhej diçka Artoni ishte aty për të ndihmuar.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *