E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdekja e farmacistes së infektuar me koronavirus, reagon Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë

Një farmaciste 43-vjeçare nga Kruja, por që banon në Durrës, humbi jetën këtë të premte.

Ajo ishte e shtruar në spitalin Infektiv pasi dhjetë ditë më parë u konfirmua pozitive me koronavirus.

Reklamë

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ka shprehur ngushëllime për humbjen e saj.

Sipas Urdhrit të Farmacistëvve të Shqipërisë  ndarja nga jeta e 45-vjeçares është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por dhe për kolegët dhe qytetarët.

REAGIMI

“Të nderuar kolegë,

Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i morri jetën në moshën 45 vjecare koleges sonë të nderuar.

Xhire Çitozi lindi më 12.12.1975, në qytetin e Krujës. Xhirja ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Fushë-Krujës. La pas bashkëshortin dhe tre fëmijë.

Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por dhe për kolegët dhe qytetarët që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm.

Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të madhe.

U prehsh në paqe Xhire!”

Vazhdo të lexosh

Reklamë