Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në SHBA, ku do të marrë pjesë në punimet e Sesionit të 77 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbledhë së bashku liderë botërorë, aktivistë të shoqërisë civile, protagonistë të sektorit privat dhe të rinj nga e gjithë bota, në samite të ndryshme, debate dhe dialog, në qytetin e Nju Jorkut, për një periudhë kohe dy javore.

 

Ai ka dhënë ditën e sotme një intervistë për emisionin “Ëake Up America”, ku ka folur edhe për vdekjen e Mbretëreshës Elisabeth II.

 

Rama teksa ka kujtuar takimin e 3 viteve më parë për të shënjuar 70 vjetorin e NATO-s me Elisabeth II, tha se ajo ishte mbretëresha e të gjithëve.

 

E tashmë sipas tij, britanikët kanë mbretin Charles III, ndërsa ne nuk kemi mnretëreshë.

 

“Ishte një pritje e madhe në Pallatin e Buckingham, ishte e paharruar për mua dhe jam i sigurt edhe për gjithë të tjerët, por do të thoja që nuk mund ta them më mirë se sa e ka thënë presidenti francez. Për britanikët ajo ishte Mbretëresha e tyre, për të gjithë ne ajo ishte Mbretëresha. Kështu që është një ndjenjë mjaft e fortë në mbarë botën. I prek të gjithë  sepse ishte paksa njësoj si Mbretëresha e të gjithëve. E ndërkohë që britanikët kanë tashmë Mbretin, ne nuk kemi Mbretëreshën”, tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *