Ndonëse vdekja e tij u raportua për shkaqe natyrale, superfuqitë e botës fajësojnë presidentin rus, Vladimir Putin, për vrasje të kundërshtarit të tij politik, Alexei Navalny. Ky i fundit u raportua këtë të premte i pajetë në qelinë e tij, sipas autoriteteve ruse, të cilat nënvizuan se ai ndërroi jetë për shkaqe natyrale.

Megjithatë, duke nisur që nga bashkëshortja e tij dhe deri tek liderët e vendeve më demokratike të botës, vdekja e tij u pa si eliminim nga Putin, si vrazhdë e një historie të përsëritur me armiqtë e presidentit rus.

Lexo edhe :

Related Posts

“Navalny pagoi me jetën e tij për guximin që tregoi,” tha kancelari gjerman Olaf Scholz , duke theksuar se vdekja e kritikut rus të Putinit, i cili vdiq në moshën 47 vjeçare, tregoi se si Rusia ka ndryshuar shumë vitet e fundit.

“Alexei Navalny tregoi guxim të jashtëzakonshëm gjatë gjithë jetës së tij si mbështetësi më i vendosur i demokracisë ruse,” tha kryeministri britanik Rishi Sunak , duke e quajtur lajmin për vdekjen e tij të tmerrshëm.

“Thellësisht i pikëlluar dhe i shqetësuar nga lajmi për vdekjen e Navalny”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke theksuar se Rusia duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve serioze në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij.

Më i ashpër në deklaratat e tij, ishte presidenti letonez Edgars Rinkevics i cili e konsideroi si vraje brutale nga Kremlini.

Nobelisti rus, Dmitry Muratov e quajti vdekjen e Navalny-t  vrasje, ndërsa biznesmeni rus në mërgim Mikhail Khodorkovsky argumentoi se vetë Putin është përgjegjës për këtë ngjarje.

“Alexei Navalny pagoi me jetën e tij për rezistencën e tij ndaj një sistemi shtypjeje. Vdekja e tij në burg na kujton realitetin nën regjimin e Vladimir Putin”, tha ministri i Jashtëm francez, Stéphane Cezournet , ndërsa ministri i Jashtëm suedez e quajti si një krim tjetër të regjimit të Putin.

“Alexei Navalny luftoi për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Për idealet e tij, ai bëri sakrificën e fundit. BE mban regjimin rus të vetëm përgjegjës për këtë vdekje tragjike”, tha presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *