Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e 4 turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit.

Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si vrasje. Pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor.

Tashmë do vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ngjarja tragjike ndodhi rreth mesnatës të së premtes, ku katër turistët u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotel “Gloria”, në Qerret.  Fillimisht u tha se turistët ishin asfiksuar në sauna, apo kishin konsumuar shumë kokainë, por nga hetimet të dyja këto teori u hodhën poshtë

Kujtojmë se viktima mbetën çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *