E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Vdekja e 4 grave në Elbasan/ Policia: Shoferi i arrestuar humbi kontrollin nga lagështia

Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin tragjik të së hënës pasdite në Paper, ku humben jeten 4 femra dhe u plagosen dy të tjerë.

 

Për këtë përplasje fatale mes tre mjeteve është arrestuar  Gëzim Kotorri që drejtonte makinën tip “Seat”, njekohesisht bashkeshort i nje prej 4 grave qe mbeten viktima ne kete perplasje fatale.

 

Reklamë

Sipas policisë 36 vjecari,  si rezultat i lagështirës në rrugë humbi kontrollin dhe për pasojë dolu në korsinë tjetër të lëvizjes, ku u godit nga mjeti tip “Skoda”, i drejtuar nga 39 vjecari Oltion Shehi.

 

Më pas ky i fundit u goditur nga mjeti tip “Ford”, që drejtohej nga një 32 vjecar.

 

Fatime dhe Lumturi Hoxha, Jonida Kotorri dhe Fatushe Agolli udhëntonin në dy  makina njëra pas tjetër, kur u përfshinë në aksident.

 

Ato ishin nisur nga Tirana për të hapur dyert e mortit, pasi bashkëshorti i njeres prej viktimave, Lumturi Hoxhës kishte ndërruar jetë në spital.

 

Ndërkohë nga aksidenti mbetën të plagosur edhe tre drejtuesit e mjeteve të cilët morën plagë të lehta dhe janë janë jashtë rrezikut.

 

 

Më shumë video

Reklamë