Subscribe

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të dy elektriçistëve që humbën jetën tragjikisht sot në Lazarat.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi shkruan se ikja e dy punonjësve të OSHEE-së nuk lë boshllëk vetëm tek familjet e tyre, por edhe tek kolegët dhe të afërmit.

“Më i trishtë se kaq s’kishte si të niste ky mëngjes në Gjirokastër, pas aksidentit tragjik që iu mori jetën dy elektriçistëve të OSHEE. Një ngjarje e rëndë që të le pa fjalë. Shpreh ngushëllimet për familjet Isaraj dhe Kallfa për humbjen e madhe e të parakohshme që pësuan. Ikja e Ismetit dhe Selfos lë një boshllëk te familjet e tyre, por edhe te kolegët dhe te ata që i njohën për vite me radhë këta dy profesionistë të papërtuar për t’iu ardhur në ndihmë banorëve”, shkruan ministri.

Punonjësit e OSHEE ishin duke inspektuar zonën lindore të luginës, pasi kishte avari në linjat e përcjelljes së rrymës elektrike. Si pasojë e terrenit te keq dhe errësires, mjeti me të cilin leviznin elektricistët ka rënë në kontakt me një rrugë të deformuar pranë bregut të lumit dhe e kane pasur të pamundur për të manovruar mjetin. Ky i fundit ka rënë në rrjedhën e lumit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *