Gjykata e Apelit lë në burg përgjegjësin e landfillit të Sharrës Besnik Braha, i akuzuar për “shpërdorimi detyre” në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj, ngjarje kjo e ndodhur në fillim të gushtit. 53-vjeçari Braha iu drejtua apelit me kërkesën për zëvendësimin e arrestit me burg dhënë nga shkalla e parë, ndërsa gjyqtarja Zeqine Sollaku vlerësoi të ligjshëm vendimin e togave të zeza në shkallë të parë. Ndërkohë të premten pritet që apeli të vleftësoj masat e sigurisë për të arrestuarit e tjerë me të njëjtën akuzë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *