E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vdekja e 13 vjeçares, Policia: U vetëvra me armën e gjahut të babait

Policia e Tiranës bëri të ditur se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur të enjten pasdite ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

 

Sipas forcave te rendit pas punës së bërë nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

 

Reklamë

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë, armë të cilën shtetasi Xh. B e kishte me leje.

 

E mitura me iniciale K. B., 13 vjeçe u dergua në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., i cili e kishte gjetur vajzën të mbuluar nga gjaku kur ishte kthyer nga puna në shtëpi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë