Vijojnë protesta për hapjen e shkollës 9-vjeçare në fshatin Mengël të Elbasanit. Këtë të martë në shenjë proteste ata kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd.

 

Fëmijët janë ulur në tokë dhe kane hedhur parullat “Duam shkollën” dhe “Policia është me ne”. Për 30 minuta nuk u lejua kalimi i asnjë automjeti, ndërsa radha e makinave shkoi ne disa kilometra. Policisë iu desh te ndërhynte për hapjen e rrugës por hasi në rezistencën e protestuesve.

 

Prindërit e nxënësve paralajmëruan se nëse nuk marrin një përgjigje konkrete për hapjen e shkollës, do të vazhdojnë protestat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *