Në Bruksel pritet të rinisin negociatat Prishtinë-Beograd për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull. Lajmin për takimin e radhës me ndërmjetësimin e BE e bëri të ditur kreu i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriç.

 

Ai është edhe udhëheqësi i delegacionit për negociatat Kosovë-Serbi. Ndërkohë Departamenti për Informim i Qeverisë së Kosovës nuk dha asnjë detaj për vijimin e bisedimeve. Në këtë takim dy delegacionet do të diskutojnë për marrëveshjen për asociacionin e komunave serbe, energjetikën, urën në Mitrovicë, lirinë e lëvizjes dhe kufirin.

 

Ndërkohë më 23 mars, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pritet të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Bruksel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *