Policia gjermane vijon hetimet për gjetjen e motivit që e shtyu një 48 vjeçar të shtypte me furgon disa kalimtarë në qytetin e Mynster, duke lënë 3 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur.

 

Deri më tani policia ka zbuluar se autori i ngjarjes, një shtetas gjerman i identifikuar si Jens R. kishte probleme të shëndetit mendor.

 

Prokurori i lartë në qytetin perëndimor të Munster tha se autoritetet nuk duhet te nguten për të zbardhur motivin. Ai përjashtoi çdo lloj lidhje me grupin terrorist ISIS, duke shtuar se autori, i cili vrau veten menjëherë pas ngjarjes, veproi i vetëm. Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga ministri i brendshëm.

 

Pas ngjarjes, policia zbuloi se autori mbante në furgon armë të tipit pistoletë dhe pushkë, por dhe granata.

 

Kancelaria gjermane Angela Merkel u shpreh se ndihet thellësoisht e tronditur nga ngjarja e tmerrshme.

 

Presidentët e SHBA-ve, Rusisë dhe të Francës, si dhe Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, dërguan ngushëllimet e tyre.

 

Gjermania ka qenë në vigjilencë të lartë për sulmet xhihadiste që kanë shkaktuar qindra viktima në ne vendet e Europës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *