Operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit në Shqipëri përfunduan dhe për rrjedhojë, Holanda dhe Çekia tërhoqën mbrapsht helikopterët që kishin vënë në dispozicion për të ndihmuar vendin tonë.

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi falënderoi dy shtetet për solidaritetin e treguar me Shqipërinë në ditët e saj të vështira.

 

“Është momenti për të falenderuar së pari delegacionin Evropian, Ambasadorin personalisht, sepse përmes organizmave të BE kemi bërë të mundur që në një kohë shumë të shpejt të sigurojmë një mbështetje solidare nga dy shtete antare të BE, shtete mike si Holanda dhe Çekia, ndaj unë dua ta falenderoj edhe ambasadorin e Holandës dhe përfaqësuesit e ambasadës së Çekisë. Jemi thellësisht të prekur për solidaritetin e treguar në momentin kritik të kësaj stine shume të nxehtë e të jashtëzakonshme. U bëmë të gjithë bashkë institucionet në nivel vendor dhe qëndror, por edhe vendet partnere mike për ta përballuar me sukses”, tha Niko Peleshi.

 

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca i pranishëm në aktivitet falenderoi ekipet holandeze dhe çeke për ndihmën që kanë dhënë për të mbrojtur mjedisin e shpëtuar jetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *