E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vatra e zjarrit në Kukës vijon të jetë aktive, helikopteri po punon për shuarjen e flakëve

Vatrat e zjarri në Majën e Rrunës vijojnë ende të jenë aktive në Lakun e Mollave dhe Lakun e Thive. Pyjet në këtë zonë po digjen prej ditësh, edhe pse aktualisht situata nuk paraqitet problematike dhe po punohet si nga toka dhe nga ajri për shuarjen e tyre.

 

Sipas Komisionit të Mrojtjes Civile në Prefekturë në qarkun e Kukësit, zjarret aktive janë vetëm në Majën e Rrunës dhe me ndërhyrjen e helikopterit shpreson që sot të vihen nën kontroll.

 

Helikopteri ka nisur punën që në orën 07:00 të mëngjesit, duke hedhur ujë në mënyrë që të shuhen vatrat komplet, ndërsa zjarrfikëset dhe trupat e emergjencave kanë ndërhyrë nga toka ku po bëjnë të mundur vënien nën kontroll flakët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë