E hënë, 16 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Vatër zjarri në Qaf Buall, flakët përpijnë në pak minuta masivin me pishë të zezë, pamje “apokaliptike”

Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 15:30 në fshatin Plan i Bardhë të Klosit.

Në pak minuta flakët kanë përpirë gjithë masivin me pishë të zezë që nis nga fshati Plan i Bardhë deri në Qafën e Buallit.

Era e fortë dhe dendësia e pishave ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi dhe të mos lejojnë që grupet zjarrfikëse ta neutralizojnë.

Siç duket nga pamjet flakët kanë “përpirë” masivin me pishë të zezë mbi fshatin Plan i Bardhë.

Reklamë

Ekipet zjarrfikëse nga Klosi dhe Bulqiza janë në terren, por kanë në disfavor erën e fortë.

Po ashtu policia është në vendngjarje pasi tymi ka bllokuar fushëpamjen edhe të rrugës së Arbrit.

Banorë të zonës thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm pasi është ndezur mbi rrugë dhe nën rrugë njëherësh.

Policia ka nisur hetimet dhe është vënë në kërkim të autorit apo autorëve të dyshuar të zjarrvënies./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë