Pas shkarkimit nga detyra të anëtares së këshillit të lartë të prokurorisë, Antoneta Sevdari, Prokuroria e Përgjithshme shpalli thirrjen për paraqitjen e interesit për vendin vakant. Burime për Vizion Plus bënë me dije se në përfundim të afatit 15 ditor, i vetmi prokuror që ka shfaqur interes është ai i Shkodrës, Vatë Staka.

 

Ai garoi për anëtar në KLP edhe në dhjetor të 2018-ës, ku mori vetëm 86 vota, duke u radhitur i pesti në listë. Prokurori Staka kaloi vetingun në korrik të vitit të shkuar, vendim ky i cili nuk u ankimua as nga komisioneri publik. Por, pak ditë më vonë, pas disa rasteve të publikuara në media se ai kishte ndryshuar disa akte të fashikujve në dosjet e tij, Prokuroria e Përgjithshme nisi menjëherë hetimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *