E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili thirrje qeverisë: Hiq kufizimin e lëvizjes pas orës 17.30

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ju drejtua me një thirrje qeverisë këtë të enjte.

Reklamë

Në një dalje për mediat, ai kërkoi që të hiqet kufizimi i lëvizjes pas orës 17.30.

Për Vasilin, përsa kohë vijon kjo masë, do të thotë se jemi në shtetrrethim politik.

“Jam në këtë komunikim me ju për ti kërkuar qartë dhe prerë qeverisë që të heqë në mënyrë të menjëhershme masën e kufizimit të lëvizjes pas orës 17:30. Kufizimi i lëvizjes, ndalimi i qytetarëve dhe gjithë bizneseve në orën 17:30 është thjesht dhe vetëm një shtetrrethim politik që nuk ka të bëjë fare as me kufizimin e pandemisë, as me ndalimin e përhapjes së virusit dhe as me kufizimin e ndonjë rreziku tjetër shëndetësor. Heqja e kufizimit në orën 17:30 nuk ka asnjë bazë shkencore dhe nuk është aplikuar si e tillë, pra një kufizim drastik, ndërkohë që po vetë qeveria publikon shifra të tjera sipas saj në ulje dhe njëherazi në pjesën më të dendur të zhvillimit të ditës, lejon hapjen dhe heq kufizimet, në pjesën kur natyrshëm aktiviteti i biznesit dhe aktivitete të tjera jetësore bien, atëherë në atë moment vendos kufizimin.”

Petrit Vasili ngre shqetësimin se në këtë mënyrë po shkatërrohet biznesi i vogël.

Po ashtu, sipas tij, po bëhet një atentat ndaj demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë