Vasili: Te ngrihet komision hetim monitorimi BE-SHBA për reformën në drejtësi

LSI kërkon ngritjen e një komisioni hetimor monitorimi të përbërë nga BE dhe SHBA për reformën në drejtësi.
Qëndrimi publik u bë I ditur nga nënkryetari Petrit Vasili. Sipas tij, pavarësisht se kemi hyrë në vitin e 4 të reformës në drejtësi, sistemi ka shumë problem dhe nuk ka ofruar zgjidhje.
Tani kemi hyrë në vitin e katërt të kësaj reforme, por konstatohet se ngjarje shumë të rënda, vendimeve skandaloze, institucionet të bllokuara dhe pandëshkueshmëri që thellohet e që ka thelluar më tej në mënyrë dramatike korrupsionin në Shqipëri.Kemi një drejtësi e cila nuk ndëshkon ata që neglizhuan paralajmërimeve të Presidentit dhe dhanë garanci të rreme dhe shteti rezultoi tërësisht i papërgatitur për të përballuar katastrofën dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Ndaj tyre nuk ka asnjë qëndrim, nuk ka asnjë përgjegjës, nuk ka asnjë hetim.Drejtësi e cila nuk nxjerr para përgjegjësisë shkaktarët e 52 viktimave në Durrës, Thumanë e gjetkë, por përkundrazi kemi një drejtësi që bën sikur lufton shkaktarët e neglizhencës për tërmetin në Tiranë e gjithkund tjetër ku nuk pati asnjë viktimë të vetme. Pra një fshehje e qartë politike e përgjegjësive shumë të rënda që bien mbi ta.Drejtësi që varros e mbron korrupsionin e Unazës së Re e që nuk heton qeveritarët, ministra, drejtorë, por bën sikur çon në gjykatë një copë recepsionist mbi të cilin me demek rëndojnë të gjithë përgjegjësitë e rënda, ku është dhe përgjegjësia e tenderit skandaloz në OST, që të gjitha së bashku kanë emrin e vetëm një recepsionisti të vogël dhe jo emrat e dinozaurëve të politikës qeveritare që rrëmbejnë e shqyejnë fondet publike. Kemi një drejtësi, e cila sot liron pa iu dridhur qerpiku njëri pas tjetrit kriminelë të rrezikshëm, ku as mendja më e çartur nuk do të ekzistonte, ku as drejtësia e vjetër nuk rrezikoi të binte në këto nivele.
Për këtë arsye që i përmendi më lart, Vasili kërkon komision monitorimi nga BE dhe SHBA mbi zbatimin e reformës në drejtësi dhe sidomos të fondeve që vijnë në emër të kësaj reforme nga këto partnere.
Ndaj sot, kjo reformë që ka hyrë në vitin e katërt të saj, duhet shpëtuar patjetër për të mirën e popullit shqiptar, dhe ne kërkojmë qartë dhe prerë, ngritjen e një komisioni hetim-monitorimi të BE-së dhe SHBA-së për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe për përdorimin e fondeve pa fund në dispozicion të saj. Ne kërkojmë ngritjen e këtij komisioni hetim-monitorimi BE-SHBA, sepse:Gjykatat më të larta, Kushtetuese dhe ajo e Lartë nuk funksionojnë dhe zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është sulmuar për tu kapur nga Rilindja duke tentuar të rrëmbejë edhe kompetencën e Presidentit për këtë qëllim.Rreziqet e paralajmëruara nga Komisioni i Venecias për kapjen e Vettingut nga qeveria janë evidente dhe organizma joqeveritare, si Komisioni i Helsinkit ka evidentuar vettingut me dy standarde.Gjithashtu, ODIHR në raportin e votimeve të 30 qershorit, ka evidentuar qartë se gjyqtarët nga frika dhe presioni i vettingut jepnin vendime në favor të qeverisë. Pra Vettingu si mjet shantazhi për të dhënë vendime në favor të qeverisë. Shumë e rëndë.Është dramatike që shumica e rekomandimeve të ONM-së, që përfaqësonte BE dhe SHBA, për përjashtimin e kandidatëve me rekorde skandaloze dhe të papranueshme për t’u zgjedhur në KLGJ dhe KLP, dy prej organeve më të rëndësishme të qeverisjes së gjyqësorit, janë hedhur poshtë me arrogancë nga Rilindja dhe ata u zgjodhën edhe në krye të dy institucioneve të sapo krijuara.




