Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për  vendimin e marrë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për çështjen e mjekut Petrit Bara dhe të dënuarit përjetë Eduard Kola. Ai shkruan se shteti shqiptar gjobitet me 2300 euro vetëm në lidhje me vonesat e pajustifikuara për gjykimin e çështjeve.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se pas këtij vendimi, Shqipëria rrezikon që të paguajë dhjetëra milionë euro vetëm për vonesat në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore, nëse ankimohen nga qytetarët në Strasburg.

 

Postimi i plotë:

Vendimi i Strasburgut, rrezikohen gjoba me dhjetra milion euro vetem per vonesat ne gjykimin e ceshtjeve!

Gjykata e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg denon shtetin shqiptar me gjobe deri ne 2300 euro, vetem per vonesat e pajustifikuara ne gjykimin e çeshtjes.

Llogaritni mbi 70 mije dosje, qe ndodhen aktualisht te bllokuara neper gjykata me vite te tera dhe qe nuk kane asnje shans qe te gjykohen edhe per shume kohe.

Logaritni qe per nje ceshtje ka me shume se sa nje person te interesuar.

Shqiperia rrezikon pas ketij vendimi, qe perben nje precedent, qe te paguaje dhjetra milion euro vetem per vonesat ne shqyrtimin e ceshtjeve gjyqesore, ne se keto vonesa do te shkojne te ankohen nga qytetaret ne Strasburg

Kjo eshte nje nga pasojat shume te renda te kolapsit te sistemit te drejtesise dhe mungesave kritike ne numrin me minimal te nevoshem te gjyqtateve dhe prokuroreve.

Ja vendimi i marre sot ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg per çeshtjen Bara dhe Kola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *