Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzoi Partinë Socialiste se gjatë qeverisjes së saj Shqipëria zë vendet e para në botë për korrupsion.

 

Ai tha në rrjetet sociale se qeveria nuk mund t’i fshehë faktet me propagandë.

 

“Shqipëria e dyta në botë për korrupsionin e rilindjes, më keq edhe se Afrika! 300% u rrit korrupsioni pas vitit 2013 me ardhjen e rilindjes. Institucionet financiare si BERZH (Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim) dhe BB (Banka Botërore) kanë kryer studimin me këto të dhena dramatike, të këtij korrupsioni që zhyt vendin në mjerim ekonomik. Fakte që nuk i luan topi. Asnjë alibi propagandistike nuk i mohon dot këto fakte, përveç krijimit të neverisë s’mund të bëjë asgjë tjetër. Shqiptarët grabiten çdo ditë ndaj për ta s’ka punë dhe detyrohen të braktisin vendin. Klika mafioze rilindase mund të arrijë vetëm të bëjë Shqipërinë të parën në botë për korrupsion dhe asgjë tjetër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *