E diel, 15 Nëntor 2026 Megi dhe Bianka deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Film Family Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili “shpërthen” ndaj Ramës: Mashtrues, po shqyen reformën në drejtësi

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shtoi dozën e sulmeve ndaj kryeministrit Edi Rama. Duke marrë shkas nga fjala që Rama mbajti në Parlament për paketën “Anti-KÇK”, Vasili e akuzoi se po mashtron qytetarët. Sipas tij, ai thjesht po krijon një alibi për të bashkëpunuar me kriminelët.

 

“Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mashtroi publikisht dhe në mënyrën më të rëndë shqiptarët lidhur me paketën “KÇK” dhe lidhur me veprimet që i kishin lidhur gjoja duart atij për të vepruar kundra krimit e për të bërë detyrën e tij. Qëllimi i parë është për të krijuar një alibi, pra për të krijuar një alibi bashkëpunimit kriminale të qeverisë me krimin dhe për t’i dhënë gjithashtu një alibi dhe legalizim kriminelëve tashmë klientë të qeverisë në të gjithë veprimtarinë e saj politike, elektorale dhe ekonomike.”

 

Reklamë

Për Vasilin, shefi i qeverisë përmes ligjit special po copëton reformën në drejtësi e po pengon organet e reja që ta hetojnë.

 

“Çfarë bën Kryeministri mashtrues, ky që flet sot për KÇK, ky sot rrëmben Reformën në Drejtësi, e shqyen e bën copa-copa dhe SPAK-un që duhet të hetojë kryeministrin, ministra me radhë, që nga ministri i Brendshëm që publikisht merret vesh se çfarë ka bërë për të helmuar shqiptarët që protestojnë kundër tij, SPAK-un e merr dhe e fut në sqetullën e tij. Ku përfundoi Reforma në Drejtësi me institucione të pavarura siç ishte SPAK-u dhe BKH që pritet të ndërtohet.”

 

Petrit Vasili shtoi se populli nuk i beson më mashtrimet e Edi Ramës.  Ky i fundit paralajmëroi këtë të mërkurë nga foltorja e Parlamentit se njerëzve KÇK po u vjen fundi dhe se ILD do të pezullojë gjyqtarët e prokurorët e përfshirë në afera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë