Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se reforma zgjedhore ka shanse maksimale që të mbyllet brenda datës 31 maj, nëse nuk do të ketë vullnet pengues politik nga ana e socialistëve.

Në një lidhje direke me edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Vasili tha se LSI nuk e ka kundërshtuar propozimin e Ambasadës së SHBA-ve për zbatimin e sistemit zgjedhor danez në vend. Sipas tij, PS është kundër këtij sistemi.

“Ka shanse makimale nëse ka vullnet politik për t’i dhënë zgjidhje. Ka shanse minimale nëse vullneti pengues dhe refuzues i PS do të vijojë. Nuk ka pas asnjë komunikim të Kryemadhit dhe Bashës nga ambasadorja amerikane, vetëm ka pasur një e-mail për një sistem danez, ku sugjeron që specialistë të OSBE/ODIHR mund të hedhin dritë më shumë në këtë çështje. Nuk ka pasur nga ne tabu për sugjerimet e sistemeve, unë kam dëgjuar që PS ka qenë kategorikisht kundër këtij sistemi.”

I pyetur nëse rrezikon perplasja mes paleve qe ta deshtoje edhe kete reforme, ish-deputeti tha se: “Sistemet në Shqipëri i ka rrëzuar kriminalizmi dhe shit-blerja e votës. Të gjitha sistemet kanë hyrë në krizë kur kriminalizmi i shit-blerjes së votës ka ardhur. Unë pres nga amabsadorja e SHBA që ta adresojë çështjen për kriminalizmin e votës.”

Sa i përket akuzave së fundmi nga ambasadorja Yuri Kim për sabotim të reformës në drejtesi, Vasili theksoi se i vetmi faktor që po tenton ta vrasë këtë reformë është aleanca e kryeministrit Rama me bandat e drogës.

“I vetmi faktor që vret Reformën në Drejtësi është aleanca  e Edi Ramës me klanet e drogës dhe krimit. Kjo aleancë e shkatërroi reformën. Jo më larg se qershorin e vitit 2018, ne propozuam një paketë ndryshimesh për ta mbrojtur reformën në drejtësi. Nërkombëtarët treguan një indiferencë totale sikur ne nuk propozuam asgjë. Atëherë ishte ndërhyrja që kjo “sëmundje” të mos arrinte në këtë derexhe, që është në pragun e degradimit të plotë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *