Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili sulmoi kryeminsitrin Edi Rama në lidhje me fjalimin e bërë ditën e martë në Kuvend për mosdekretimin e Lleshit nga Meta.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili u shpreh se kryeministri po shqyen Kushtetutën sikur të ishte një koncesion.

 

Duke I kujtuar shkeljet Kushtetuse të qeverisë, Vasili deklaroi se kryeministri ka lidhje me kushtetutën aq sa ka lidhje një gropë septike me një sallë operacioni.

 

“Kryeministri, qe e di kushtetuten PPP(koncesion). Kryeministri foli dje ne parlament ne emer te kushtetutes, kuptohet aq sa ja pret atij si shkellepak, per keto pune. I dha medemek kohe presidentit qe te reflektonte?! Po ku e gjeti kete kohe kushtetuese ky derdimen qe e jep dhe e merr?! Apo e konsideron kushtetuten PPP (koncesionin) e radhes qe e gris,e shqyen dhe e ben si te doje vete. Apo do beje po vete edhe Gjykaten Kushtetuese? Po kur zgjodhi me 69 vota Arta Markun e harroi kushtetuten? Po pse e harroi ky kushtetuten, kur i beri thirrje policise te hidhte uniformen e te bente vota per te,apo kur bente prokurorin paralel per audiopergjimin e Agron Xhafes?? Ky po flet gjoja edhe ne emer te votave qe gjoja paska fituar. Po cilave vota? Atyre qe keshilli i Europes deklaroi se mbi 20% ishin blere. Apo te atyre votave qe i ka grabitur me kriminele, qe kane dale sheshit nga pergjimet e prokurorise. Ky kryeminister ka lidhje me kushtetuten aq sa nje grope septike me nje salle operacioni.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *