E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili-Ramës: Hiqja paratë oligarkëve jepjua studentëve

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili vijon sulmin e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, për mënyrën se si ai po qeveris vedin.

 

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook Vasili shkruan se Rama ka shitur gjithçka, madje siç shprehet ai nuk i ka kursyer as edhe shpirtin.

 

Reklamë

Në reagimin e tij ai e quan shefin e qeverisë si një “çingie të lodhur që përdridhet para celularit”, ndërsa nënvizon faktin se shumë studentët janë në pikën e hallit dhe presin një përgjigje prej tij.

 

“Edi Rama kjo çingie e lodhur,qe perdridhet perpara celularit.Edi Rama ja ka shitur shpirtin dhe te tjerat….llumit te ketij vendi. Ndersa studentet jane pasqyra ku del Edi Rama lakuriq si nje çingie e vertete e hajduterise. Boll u perdrodhe çingie,hiqja parate oligarkeve dhe jepjua studenteve.O Çingie mbi 100 e ca vajza studente kane vetem 4 tualete,mijra studente kane pak uje te pijshem dhe me orar,mijra studente nuk lahen dot,ka qindra studente qe nuk kane as godine fakulteti,ka mijra studente qe nuk kane as libra. Çingie keta jane ata studente qe protestojne. Çingie ti qe gjen para per te bere nje strehe kuplaraje te dera e kryeministrise si nuk gjen para per studentet.Ti qe grive buxhetin e shtetit per ëc zyrash,lukse,makina, fasada si nuk gjen asnje lek per studentet per ujin dhe librat e tyre.Çingie boll fole,boll u skizofrenove,boll u perdrodhe perpara kameres se celularit si nje cingie e lodhur,jua shpife te tereve. Shqiperia ka nevoje per kryeminister dhe jo per kete çingie te shkaperderdhur e te shkalafitur”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë