Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nuk  beson se qeveria po ndihmon me pako ushqimore dhe ilaçe familjetë në nevojë apo pensionistët e vetmuar. Për këtë arsye, ai i kërkoi përmes “Facebook-ut” kreut të qeverisë që të tregojë çfarë ushqimesh dhe medikamentesh janë dhuruar për ta.

 

“Rama të bëjë publike listat, ndryshe gjithçka është tallje, agjitacion dhe propagandë!! Rama të bëjë publike listat e 163.811 familjeve, që kanë marrë sipas deklarimeve të tij, ushqime dhe ilaçe. Të bëjë publike çfarë ushqimesh u ka çuar. Të bëjë publike çfarë ilaçesh u ka çuar. Ndërkohë që mijëra e mijëra nevojëtarë anembanë vendit s’kanë marrë asgjë dhe janë në varfëri dhe hall shumë të madh edhe për bukën e gojës.”

 

Sipas numrit dy të LSI, nëse kryeministri nuk tregon publikisht ndihmat e dhëna për familjet në nevojë, atëherë kjo do të thotë se gjithçka është një mashtrim. Një reagim të tillë Petrit Vasili e bëri pas një deklarate të Edi Ramës, i cili tha se ka ndihmuar 161 mijë e 811 familje.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *