Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk ka asnjë plan për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Sipas tij, kreu i qeverisë mendon vetëm për t’u pasuruar dhe për të gënjyer, shkruan “Vizion Plus”.

 

“Edi Rama ka një program të qartë për Ndranghetën, di fort mirë edhe dyqanet e saj dhe i vë edhe të gjithë Tiranën në dispozicion me qindra kulla së bashku me dallkaukun në krye të saj. Ka program të qartë për të gënjyer radhazi me shëndeteësi falas, me 300 mijë vende pune, ujë 24 orë, me ujitje pafund, etj., mashtrime pafund. Ka program të qartë sesi do të fusë kriminelët për deputetë, kryetarë bashkie dhe drejtorë sesi të bëjë edhe alibinë e tyre. Ka program të qartë për të izoluar shqiptarët nga Europa, që të shajë gjithë ditën Europën dhe të hedhë në erë të ardhmen europiane të shqiptarëve. Ka program të qartë sesi të gënjejë shqiptarët për hapjen imagjinare të negociatave me BE dhe të japë edhe dekorata për të bërë të besueshëm mashtrimin ndërkohë që izolimi nga Europa për shkak të tij është fakt.”

 

Vasili u shpreh në “Facebook” se Edi Rama po gënjen qytetarët edhe për procesin e vaksinimit dhe shifrat që raportohen për pandeminë në Shqipëri.

 

“Ka program të qartë se si të gënjejë shqiptarët me trasta vaksinash kur as nuk rimburson dhjetëra mijëra të sëmurë të infektuar me Covid. Ka program të qartë se si të fshehë vdekjet nga Covid duke bërë pazar edhe me vdekjen. Ka program të qartë se si grabit e rrëmben miliarda euro me koncesione mafioze. Ky dallkauk i kapur, i paaftë dhe gënjeshtar për shqiptarët nuk ka asnjë program, por ka vetëm tepsi të mbushur me mashtrime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *