E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Rama gënjeu për të emëruar çinovnikun e tij Ministër të Brendshëm

Kreu i grupit parlametar i LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama se gënjeu për Sandër Lleshin.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek shkresa që kryeminsitri I drejtoi Metës për dekretimin e Sandër Lleshit, theksoi se Rama pranoi që ka bërë propozim antiligj.

 

Sipas Vasilit, Rama s’la gënjeshtër pa thënë për të emëruar çinovikun e tij Ministër të Brendshëm.

 

 

Kryeministri antiligj bie poshte, genjeu sheshit per Lleshin(aj).

 

Ç’kryeminister genjeshtar.

S’la genjeshter pa thene per te emeruar çinovnikun e tij minister te brendeshem.

Tani i pranon te gjitha.

Pranon qe ka bere propozim ministri antigj.

Antiligji do te vendose ligjin ne ministrine e brendeshme?

Antiligji do luftoje bandat e krimit te organizuar dhe trafiqet?

Antiligji do ndeze radaret qe i fiku per 5 vjet qe te kalonte nje det me droge?

Antiligji do luftoje parane e piset qe ngre kulla ne mes te Tiranes?

Antiligji qe ulet ne qeveri do luftoje vetveten?

Kryeministri eshte ai perfaqesuesi i antiligjit qytetaret jane ne rrezik.

 

Vazhdo të lexosh