Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili i shpreh mirënjohje SHBA-ve për transparencën dhe kontrollin mbi qeverinë për fondet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve për procesin e rindërtimit pas tërmetit.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, ai tha se të gjithë e dinë se kjo qeveri në kurriz të shqiptarëve shpërdoron dhe grabit fondet publikë. Për këtë arsye, sipas Vasilit, SHBA-të do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe llogaridhënie për 1.15 milionë eurot e mbledhura.

 

Krahas komentit  të tij, nënkryetari i LSI-së ka postuar edhe deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

 

“SHBA do të ngrenë Akademinë e Transparencës dhe Llogaridhënies duke akorduar 5 milion dollarë për ketë, në mënyrë që këto fonde të kthehen në një ndihmë konkrete për shqiptarët në nevojë dhe jo zahire për qeverinë”, shtoi Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *