E enjte, 1 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 7 minuta më parë
Video · Politikë

Vasili: Propozimet e opozitës janë bllokuar nga Damian Gjiknuri

Si anëtar i Këshillit Politike për Reformën Zgjedhore, Petrit Vasili reagoi pas deklaratave të socialistit Damian Gjiknuri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai akuzoi Gjiknurin se ka bllokuar propozimet e opozitës.

Reklamë

“Gjiknuri të heqë dorë nga sabotimi i punës së Këshillit Politik. Propozimet e opozitës janë aty, por janë bllokuar pa asnjë përgjigje nga Gjiknuri dhe Gjiknurët e tjerë të Edi Ramës. Këshilli Politik duhej të ishte mbledhur me kohë edhe online, por Gjiknuri kujtohet vetëm sot dhe ka përgjegjësi për bllokimin me urdhrin politik të ‘Rilindjes’ të Këshillit Politik. Gjiknuri të mos vazhdojë të gënjejë më ambasadorët duke ju paraqitur Komisionin e Reformes Zgjedhore si Këshill Politik sepse i bën edhe ata qesharakë në qëndrimet e tyre. Këshilli Politik nuk është ‘çunat problematikë’ të Gjiknurit.”

Vasili paralajmëroi mazhorancën se nëse tenton ta kalojë reformën zgjedhore në Parlament pa konsensusin e opozitës jashtëparlamentare, atëherë kundërpërgjigja do të ishte shumë e fortë.

Reagimi i Petrit Vasilit erdhi pasi Damian Gjiknuri deklaroi se si me opozitën jashtëparlamentare, ashtu edhe pa atë, reforma zgjedhore duhet të miratohet brenda qershorit në Parlament. Ai tha se votat e nevojshme për ta bërë këtë janë.

Më shumë video

Reklamë