E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Pagesa për Tiranë-Durrës ilegjitime, qeveria po zhvat qytetarët

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me vendosjen e taksës për kalimin në rrugën Tiranë-Durrës.

 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se pse nuk duhet një taksë e tillë, që sipas tij është vjedhje e shqiptarëve dhe nuk do të pranohet nga qytetarët.

 

Reklamë

“Pagese per Rrugen Tirane Durres ilegjitime ndersa refuzimi i saj legjitim.

Shqiptareve u kerkojne tani te paguajne para’ per te perdorur autostraden Tirana -Durres.

Po pse akoma duhet te paguajne shqiptaret per rruget ???

Shqiptaret paguajne nga xhepat e tyre 19 miliard leke ne vit ose 160 milion euro per mirembajtjen e rrugeve.

Qeveria nuk perdor as gjysmen e ketyre parave per mirembajtjen e rrugeve.

Qeveria vetem 8.2 miliard leke ose 73 milion euro perdor per te ndertuar rruge te reja.

Qeveria i shtrengon shqiptaret e varfer te paguajne karburantin me cmimin me te larte ne rajon dhe zhvat perdite para’ nga xhepat e tyre.

Keto para perfundojne ne xhepat e qeverise sic tregoi skandali i Unazes se Re me plot 40 milion euro.

Qeveria ju rremben pa pushim para’ qytetareve dhe megjithate rruget nuk mbarojne,rruget e qyteteve permbyten me 10 minuta shi dhe zona te te tera Shqiperise kane rruge primitive.

Ky rrembim i parave te shqiptareve prodhon krize ekstreme, varferi te skajshme dhe tension social shperthyes.

Shqiperia nuk ka nevoje per asnjeren prej ketyre.

Refuzimi i pageses per Autostraden Tirane- Durres eshte legjitim sepse taksa eshte ilegjitime.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë