Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka folur pas mbledhjes së opozitës së bashkuar në Shkodër duke theksuar se opozita është aty për të mbrojtur qytetarët.

 

Në deklaratën e tij për mediat Vasili nga Shkodra, është shprehur se qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe ka lënë qytetarët vetëm.

 

“Jemi këtu dhe do të jemi në të gjithë vendin për të marrë këtë detyrim të madh pasi përfundimisht Shqipëria është pa qeverisje dhe pa drejtim dhe këtë drejtim ajo e ka ndarë me bandat, të cilat gjysmat janë në rrugë dhe gjysma në tavolinat e qeverisë. Nuk ka më ministri të Brendshme, sepse duart e ministrisë së Brendshme i ka lidhur krimi dhe trafiku. Përfundimisht qeverisja i është dorëzuar kriminelëve dhe ka lënë qytetarët vetëm. Ne jemi këtu për të treguar që qytetarët nuk janë vetëm, por opozita në krye dhe kurajo e qytetarëve do ti japë ndëshkimin e merituar atyre që fshihen në Tiranë, kur duhet të jenë në Shkodër.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *