E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Në 25 prill ndëshkojmë Rilindjen, mashtroi e përbuzi qytetarët

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili deklaroi se 25 prilli do të jetë një datë ndëshkuese për Partinë Socialiste.

 

Reklamë

Gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës dhe Golemit, Vasili akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka varfëruar qytetarët.

 

“Përgjegjësi dhe kënaqesi takimi me qytetarët e Kavajës të lagjeve 1 dhe 5 si edhe të Golemit, që presin me padurim referendumin e 25 prillit për të ndëshkuar Rilindjen, që i mashtroi, përbuzi dhe i zhyti në varfëri, ndonëse jetojnë në një nga zonat me potencialet më të larta turistike dhe ekonomike. Rilindja, që grabit kriminalisht 400 milionë euro për inceneratorët lë në mjerim dhe largon shqiptarët nga atdheu.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë