E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili, letër krerëve të shtetit: Mjaft me shkarkime antiligjore

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon reagim te forte dhe te menjëhershëm per shkarkimet qe po ndodhin ne administrate. Ne nje leter dërguar kryeministrit Rama, presidentit Nishani, Prokurorit të Përgjithshëm Llalla, si dhe disa përfaqësive diplomatike në vend, kreu i LSI Petrit Vasili, shpreh shqetësimin per keto lëvizje.

 

Ai thekson se vendimi qe lidhet me masat monitoruese gjate fushatës, nuk është marrë në këshillin e ministrave, ndërsa LSI është përjashtuar nga debati. Vasili shkruan se shkarkimet pa asnjë motiv e provë po komprometojnë ecurinë normale të procesit zgjedhor. Për këtë arsye, Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndalimin e kësaj metode antiligjore ndërsa autorët e këtyre veprimeve, duhet të hetohen.

 

Reklamë

Vasili e mbyll letrën duke thënë se asnjë marrëveshje politike nuk duhet të dalë mbi ligjet ndërsa organet ligjzbatuese duhet të rikthejnë normalitetin e cenuar.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë