E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vasili: Koronavirusi është emergjencë dhe jo rutinë, mungojnë maskat e dorezat

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i bëri thirrje qeverisë që ta trajtojë më seriozisht situatën e koronavirusit. Me anë të një reagimi në “Facebook”, Vasili tha se në qendrat shëndetësore mungojnë elementët bazikë për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

 

“Qeveri zgjohu, koronavirusi është emergjencë dhe jo rutinë! Koronavirusi si një emergjencë e jashtëzakonshme shëndetësore dhe që po shtrihet frikshëm në Europë duhet trajtuar si e tillë, pra si emergjencë shumë serioze dhe tepër e komplikuar. Është e qartë se qeveria shqiptare lidhur me financimin e kësaj emergjence globale po e trajton atë si rutinë dhe me shpresën e sytë nga qielli duke thënë: hajt ishallah mbaron dhe ja hedhim pa shpenzuar lekë. Pikërisht në këto momente kritike, konstatimi i mungesës edhe në qendrat shëndetësore në mes të Tiranës të materialeve më bazike si maska, doreza si dhe mungesa e ujit e alkoolit dhe dezinfektantëve nuk është thjesht skandal, është potencialisht risk kombëtar.”

 

Reklamë

Sipas Vasilit, qeveria ka vënë shumë pak para në dispozicion për të përballuar emergjencën nga koronavirusi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë